Këngëtarja Loredana gjithnjë e më shumë po ngre dyshime për një lidhje me reperin Zuna.
Edhe pse ata të dy nuk e kanë pranuar një gjë të tillë e vërteta është që i shohim vazhdimisht bashkë.
Këngëtarja është vlerësuar së fundmi me një çmim dhe në sallë me të ka qenë vëllai i saj dhe reperi Zuna.
Këngëtarja në momentin që ka dëgjuar emrin është ngritur ka përqafuar vëllain e më pas reperin i cili ka qënë pranë saj në këto momente të rëndësishme për karrierën e këngëtares.
Thashethemet e para për një lidhje mes tyre lindën pas publikimit të disa fotove ku Loredana dhe Zuna po udhëtonin së bashku dhe këngëtarja kishte vendosur kokën në prehërin e reperit.
Më pas disa foto ku disa detaje tregonin që ishin bashkë i shtuan edhe më shumë dyshimet.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlVdTLMFDtw/, https://www.instagram.com/p/B8L-6LTlBEP/