ShowBiz

Dafina bën nxemje me këmbët përpjetë dhe vetëm me të brendshme

Këngëtarja Dafina Zeqiri është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me DJ Geek.

Ata u shfaqën fillimisht shumë të dashuruar, çka u duk edhe në komentet për njëri tjetrin si dhe me fotot e veçanta së bashku të cilat Dafina i fshiu vetëm pak ditë më parë, duke bërë që të lindin thashethemet për një ndarje mes tyre.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende lidhur me këto zëra, madje ajo vazhdon e qetë me projektet e saj.

Së fundmi ka postuar në instagram një foto shumë provokuese ku shfaqet e veshur vetëm me një palë tanga të zeza, një xhaketë lëkurë që i mbulon vetëm pjesën e gjoksit, ndërsa pozon me këmbët e ngritura sipër.

“Nxemje”, shkruan këngëtarja duke lënë të nënkutohet se është duke u përgatitur për projektet e reja të këtij viti.

Kjo foto ka nxitur reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e këngëtares, por shumica prej tyre e kanë konsideruar foton dhe Dafinën shumë të bukur.

https://www.instagram.com/p/B9SAH0uBDrS/

Link: https://www.instagram.com/p/B9SAH0uBDrS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8WiNj6hR-E/