Aktualitet

Humbi nënën një javë më parë, këngëtarja i bën dedikimin prekës

Këngëtarja e njohur Xhesika Polo humbi nënën një javë më parë.

Njoftimin e dha vetë këngëtarja përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku bënte me dije orën e varrimit.

Tashmë një javë pas largimit nga jeta të nënës, Xhesika ka një dedikim të veçantë për të, duke e falënderuar që e ka mësuar të dojë veten dhe të tjerët si dhe që i trashëgoi forcën për t’u përballur me çdo vështirësi.

Faleminderit qëq më rrite të bëhesha një femër e fortë dhe e pavarur! Faleminderit për të gjitha mam, të dua në pafundësi! “Unë do të buzëqesh sepse ti nuk do të doje asnjëherë të shihje lotë në sytë e mi”, përfundon Xhesika dedikimin e ndjerë për të ëmën.

Këngëtarja ndërkaq ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga miq dhe familjarë të saj.

https://www.instagram.com/p/B9TpU7ynDM4/

Link: https://www.instagram.com/p/B9TpU7ynDM4/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yclw8AeVw/