Këngëtarja Jonida Maliqi dhe ish mikesha e saj blogerja Alba Danaj janë përfshirë së fundmi në një sherr publik.
Gjithçka nisi pas një deklarate të Jonidës në “Klanifornia”, për çantat e vogla, çka nxiti reagimin e blogeres ish mikeshë e saj e cila në një status e quan këngëtaren fasadë dhe i thotë të paguajë borxhet që ka.
Alba ka thënë gjithashtu se këngëtarja ka lëshuar mallkime ndaj fëmijës që ajo kishte në bark.
Por duket se të gjitha këto deklarata Jonida nuk ka mundur ti kapërcejë dhe për këtë arsye ka vendosur që ta padisë blogeren.
Në një video të postuar në instagram ajo thotë se nuk është e lehtë sidomos kur të tilla akuza vijnë nga persona me të cilët ke ngrënë bukë.
Ajo shton gjithashtu se në këtë jetë nuk i ka borxh askujt dhe se është nënë vetë dhe nuk do guxonte të mallkonte aq më tepër një fëmijë.
Jonida thotë se do ta çojë çështjen në gjykatë dhe nëse blogerja pretendon që Jonida e ka mallkuar mund të bëjë të njëjtën gjë edhe ajo.
Në fund të videos këngëtarja thotë se ka foto dhe prova me ato çfarë ka thënë dhe bërë blogerja, duke lënë të nënkuptohet se do ti përdorë në gjykatë kundër saj.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/, https://www.instagram.com/p/B8J1A44h-Mt/