Të marrësh patentën nuk do të thotë se je një shofer i zoti dhe fillimisht duhet të bësh kujdes deri sa t’ja marrësh dorën.
Megjithatë nuk ka ndodhur kështu me një djalë në Kinë i cili vetëm 10 minuta pasi mori patentën përfundon megjithë makinë në lumë.
Në një video të postuar në YouTubë gjatë ditë së djeshme, drejtuesi i mjetit shkon pak më majtas seç duhet me makinën e tij në një rrugë të ngushtë dhe për pasojë bie në lumë.
Ky moment dramatik është filmuar dhe shohim se shumë njerëz janë grumbulluar pranë vendit të incidentit duke u munduar të ndihmojnë.
Më pas shohim që vjen vinçi për të nxjerrë makinën nga lumi, ndërsa i zoti kishte dalë me sukses pak më parë dhe fatmirësisht nuk kishte pësuar dëmtime.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=CMB3Mz8z6D4
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-car-instrument-panel-cluster-3791193/