ShowBiz

Roza heq dorë nga emisioni ende pa nisur, “Asnjë gjë nuk duhet të jepet falas…”

Moderatorja Roza Lati lajmëroi pak kohë më parë se kishte në plan të merrej me një tjetër projekt dhe se do ta linte pak pas dore spektaklin “Why Not”.

Gjatë gjithë kësaj kohe Roza ka qenë duke punuar dhe i është përkushtuar fort këtij projekti, por që në fund nuk do të realizohet.

Ka qenë vetë moderatorja përmes një statusi në instagram që ka deklaruar se ka hequr dorë nga projekti në fjalë dhe se do ti përkushtohet plotësisht spektaklit ku po punon prej vitesh.

“Instikti im më thotë që misioni dhe emisioni im është Why not show. Jam fokusuar gjithë sezonin tek program im dhe për arsye personale jam tërhequr nga projekti për të cilin dhashë kaq shumë energji pa filluar akoma. Asnjë gjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë dhe as në televizion. Të duhet mund dhe djersë balli për të arritur suksesin”, shkruan ndër të tjera Roza.

Moderatorja nuk e zbuloi asnjëherë për çfarë projekti bëhej fjalë dhe tashmë as nuk do kemi mundësinë ta dimë pasi Roza sapo deklaroi se hoqi dorë.

https://www.instagram.com/p/B9YsL3tJ7tk/

Link: https://www.instagram.com/p/B9YsL3tJ7tk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8EShzMJTSq/