ShowBiz

E ëma e motrave Vjollca shpreh ankesat për të bijat ja kë preferon më shumë

Nëna e motrave Vjollca ka festuar ditëlindjen dhe vajzat e saj e kanë surprizuar në mes të natës me tortë, fishekzjarre dhe lule.

Ato të dyja kanë darkuar gjithashtu me të ëmën dhe kanë postuar në instagram disa video shumë të këndshme nga darka.

Marina e pyet të ëmën se kush është e preferuara e saj dhe ajo thotë se tani për momentin është Marina, por më pas duke parë që Luana mërzitet, fillon ankesat kundër Marinës.

Ajo thotë se të paktën Luana vjen ndonjëherë të flejë në shtëpinë e saj, ndërsa Marina nuk shkon ngaqë është martuar.

Megjithatë Marina kujton me humor se në fakt ka shkuar të flejë nga e ëma gjatë tërmeteve duke shkaktuar të qeshura pa fund mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Giin_l5WE/