ShowBiz

Klea pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ja fjalët e bukura dedikuar bebit

Moderatorja Klea Huta ka pozuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në një foto shumë të veçanta.

Ajo është në pritje të fëmijës së parë, por deri tani nuk e kishte konfirmuar shtatëzaninë, madje edhe vetë Elgiti i pyetur në “Top Channel tha me humor se nuk dinte gjë.

Por tashmë gjithçka është konfirmuar nga vetë Klea e cila pozon e shtrirë në krevat me një fustan të bardhë, ndërsa ka vënë duart në bark duke treguar kështu shtatëzaninë.

Krahas kësaj fotoje shumë të veçantë, Klea shkruan shprehjen më të bukur për bebin që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

“ Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, shkruan Klea krahas fotos së shpërndarë në instagram.

Në fare pak kohë nga publikimi i fotos, Klea ka marrë qindra pëlqime dhe komente nga miqtë dhe fansat e saj.

https://www.instagram.com/p/B9b1eDnJJ5O/

Link: https://www.instagram.com/p/B9b1eDnJJ5O/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yWYp9pFUS/