Shqipëria rregjistron dy rastet e para të Corona Virus.
Dy persona babë e bir që kanë ardhur nga Firence kanë rezultuar të infektuar me Covid 19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Dy qytetarët e konfirmuar përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, kanë qëndruar disa ditë në Firenze dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firenze ne Tiranë nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në nr. 127 ku mjekët në dispozicion do ti përgjigjen çdo rasti.
Dy rastet e konfirmuar me Covid 19, janë në gjendje të stabilizuar duke u trajtuar në spitalin infektiv.
Burimi i lajmit: http://shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-konfirmohen-dy-rastet-e-para-me-koronavirusin-e-ri/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scientist-in-laboratory-3735766/