Pas zbulimit të dy rasteve me Koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbylljen e instucioneve arsimore për dy javët në vazhdim.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri njoftoi se është akorduar një fond shtesë prej 400 milion lekësh.
Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të zbatohen të gjitha rregullat.
Ndër vendimet e marra të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit janë
- Mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike, grumbullimet, konferencat, koncertet, tubime, dëgjesa publike për dy javë.
- Vetëkarantimi i detyruar për qytetarët që vijnë nga zonat e kuqe tt shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e indentifikuar që kanë hyrë.
- Strukturat shëndetësore duhet të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë.
Në mbledhjen e qeverisë është kërkuar një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelltet korrekte dhe ndjekjen e rregullave për të shmangur përhapjen e virusit.
Kryeministri i ka bërë thirrje qytetarëve që të vetë përbahen dhe ndërgjegjësohen, pasi armiku më i madh është paniku dhe jo COVID 19.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/