Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar në 12 numrin e të prekurve nga ky virus.
Një prej rasteve ka lidhje me dy personat e parë që rezultuan pozitiv, ndërsa një rast tjetër është identifikuar në qytetin e Lushnjes.
Dy rastet e reja janë identifikuar gjatë 43 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dyja rastet janë vetëizoluar dhe janë në gjëndje të mirë shëndetësore.
Në total deri në këto momente janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19, 12 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
9 prej tyre kanë lidhje me rastin e parë të identifikuar ndërsa 3 të tjerë janë raste të reja, një në Tiranë, një në Durrës dhe një në Lushnje.
Zv Ministrja e Arsimit Mira Rakacolli deklaoi se nga këto raste vetëm 4 janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër në terapi intensive në Durrës.
Rakacolli vuri theksin tek fakti që institucionet dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e bëra publike dhe urdhërat e firmosuar nga Ministria.
Urdhëri i firmosur një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes parashikon mbylljen e ambjenteve që ofrojnë shërbime në locale nate, palestrave, qëndrave të internetit si dhe qëndrave kulturore e argëtuese për fëmijë deri në datë 3.4.2020.
Burimi i lajmit: http://shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-u-testuan-43-te-dyshuar-konfirmohen-2-raste-te-reja-me-covid-19/