Aktualitet

Fytyra gjithë shenja nga maska, infermierja rrëfen tmerrin dhe lodhjen pas punës

Një foto e shpërndarë nga një infermiere italiane në fund të turnit si dhe mesazhi shoqërues kanë bërë xhirron e rrjetit për të dëshmuar pasojat e vërteta të virusit mbi bluzat e bardha.

23 vjeçarja që prej gati një muaji është transferuar në repartin e infektologjisë dhe përgjatë turnit të saj është e detyruar të mbajë kostumin mbrojtës i cili e ka lënë me shenja në fytyrë.

Krahas fotos ajo ka treguar se sa e vështirë është ta mbash kostumin i cili të vret fytyrën.

Ajo thotë gjithashtu se gjatë 6 orëve të turnit nuk duhet të pijë dhe madje as të kryejë nevojat personale, pasi do ti duhet të heqë të gjithë kostumin për të shkuar në tualet.

Infermierja shton gjithashtu se po përballet përditë me frikë, por pavarësisht kësaj është krenare dhe e lumtur për punën që po bën si ajo ashtu edhe kolegët e saj.

Mesazhi i 23 vjeçares ka marrë me mijëra klikime dhe komente falënderuese, ndërsa është shpërndarë në kohë rekord nga shumë njerëz të cilët janë mirënjohës për punën e saj, por edhe të gjithë  mjekëve që po luftojnë përditë kundër këtij virusi.

https://www.instagram.com/p/B9gmYPLJFt_/

Link: https://www.instagram.com/p/B9gmYPLJFt_/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scientist-in-laboratory-3735769/