Reperja e njohur Rina ka eksperimentuar më shumë se kushdo me ngjyrën dhe modelin e flokëve.
E kemi parë me flokë të shkurtëra, të gjata, të zeza, blu, të kuqa dhe në të gjitha rastet është dukur shumë në formë.
Këtë herë ka provuar një prej ngjyrave më të guximshme dhe sërish nga la pa fjalë.
Në një foto të postuar në instagram Rina shfaqet me ngjyrën e flokëve jeshile, ndërsa e kombinon me ngjyrat e grimit që ka përdorur për sytë dhe xhupin në nuanca të vërdha.
Këngëtarja në fakt me mënyrën se si është kombinuar duket mjaft mirë edhe pse ngjyra e flokëve është shumë e guximshme.
Fansat e këngëtares e kanë pëlqyer ngjyrën e saj të re të flokëve e madje e kanë komplimentuar reperen.
Rina është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes prej lidhjes së saj me reperin Sin Boy.
Ata kanë filluar të jetojnë bashkë dhe shumë shpejt kanë në plan ta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.
https://www.instagram.com/p/B9lznU-lEWD/Link: https://www.instagram.com/p/B9lznU-lEWD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6kthtkFRAS/