ShowBiz

Kejsi tregon marrëdhënien me Stresin pas ribashkimit, ja çfarë po ndodh me çiftin

Ata të dy janë rikthyer bashkë dhe këtë e kanë vërtetuar tashmë përmes fotove e mesazheve dedikuar njëri tjetrit.

Gjithçka nisi për ditëlindjen e saj ku nuk mungoi urimi i reperit, më pas ai i kërkoi të falur live gjatë spektaklit “Klanifornia”, ndërsa vijoi më tej duke treguar se kishte filluar të fliste me Kejsin si dikur.

Ndërsa tashmë është Kejsi që ka postuar një video në instagram ku shfaqet duke kërcyer me një prej këngëve të reperit ndërsa shkruan: “ Fansja e tij numër një”.

Edhe pse Kejsi është në Kanada dhe Stresi në Tiranë, ata vazhdojnë të jetë bashkë dhe të lumtur pavarësisht distancës.

Kujtojmë se ata të dy u ndanë pak kohë më parë, por vetëm fizikisht pasi me dokumenta vazhdojnë ende të jenë të martuar.

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Btyqy2vAtQ3/