Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga Coronavirus në Shqipëri

73 vjeçarja nga Durrësi që po mbahej në terapi intensive ka ndërruar jetë paraditen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar kështu viktimën e parë në vend nga Coronavirus.

73 vjeçarja vuante nga disa sëmundje të tjera kardiake dhe pulmonare duke bërë që gjëndja e saj të komplikohej.

Aktualisht në vendin tonë janë rregjistruar që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës 12 të prekur, një prej të cilëve ka humbur jetën.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të shtruar në spital janë vetëm tre persona, por në gjëndje të stabilizuar, ndërsa të prekurit e tjerë janë vetëizoluar.

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/