ShowBiz

Arbana sapo na tregoi se si i thërret Eduardit me përkëdheli, pasi e ka lënë pa “drekë”..

Në këto ditë kur shumica e personave janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, moderatorja Arbana Osmani i është përkushtuar pasionit të saj të dytë, gatimit.

Ajo ka postuar në Instagram gjithë hapat për përgatitjen e një antipaste të cilën e kanë ngrënë të gjithën djali dhe mbesa e moderatores.

Përmes një videoje ajo thotë se ata e pëlqyen shumë gatimin, por mesa duket kanë lënë pa pjesë Eduardin, i cili shfaqet në një moment gjatë videos ndërsa Arbana shkruan: “Nuk ngeli asnjë gjë për Edushin”.

Epo mesa duket gatimeve të Arbanës është e vështirë ti rezistosh.

Këtë e ka deklaruar edhe vetë partneri i saj gjatë një interviste ku ishte ftuar për të folur për filmin “Gjyshja”.

Në librin e dytë me gatime të Arbanës, Eduardi ishte një ndihmesë shumë e madhe, pasi realizoi të gjitha fotot ilustruese në libër.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/