Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ashtu si shumica e njerëzve në këtë periudhë është duke qëndruar në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur Coronavirus.
Jonida ka shfrytëzuar rastin që po qëndron në shtëpi për të realizuar disa video me të ëmën të cilën ka vendosur ta trembë duke nxitur reagimin e saj.
Kjo e fundit është hedhur përpjetë pasi Jonida e ka trembur ndërsa ajo nuk e kishte mendjen.
E ëma e ka parë gjithë inat duke i thënë se do të vdes prej saj dhe jo prej Coronës.
Më pas Jonida shkon ta puthë, por ajo largohet duke i thënë që nuk lejohen të puthurat, duke bërë që Jonida të qeshë ndërsa i sqaron se ajo nuk ka Coronavirus.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/