“Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi, evitoni zonat me shumë njerëz, lani duart sa më shpesh, në rast nevoje telefononi 127, ju faleminderit”
Ky është një mesazh që po qarkullon rrugëve të kryeqytetit nga autoritet me altoparlant në kuadër të masave që janë marrë për të evituar përhapjen në masë të Coronavirusit.
Vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Instagram një video të shkurtër të mesazhit sensibilizues që po qarkullon rrugëve të Tiranës, ndërsa krahas videos shkruan: “Ndjesë për zhurmën sonte, por për sa kohë që ka ende njerëz që thonë “s’ka ç’më bën virusi” do përdorim çdo mjet të mundshëm sensibilizimi”
Nga dita e sotme është pezulluar me afat të papërcaktuar transporti urban në kryeqytet si pjesë e masave kundër Coronavirus.
Ndërkaq që prej mbrëmjes së të dielës në vendin tonë janë rregjistruar 15 persona të prekur nga Coronavirus, ndërsa dje u shënuar viktima e parë, një 73 vjeçare që vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore.
https://www.instagram.com/p/B9mwOpjhirI/Link: https://www.instagram.com/p/B9mwOpjhirI/
Burimi i fotos: https://www.instag/ram.com/p/B9mwOpjhirI