Aktorja e njohur italiane Giuliana De Sio ka rrëfyer pas dy javësh luftë dhe izolim se ishte prekur nga Coronavirus.
Në një status të shpërndarë në instagram krahas një fotoje ku pozon në breg të detit aktorja e nis rrëfimin e saj me fjalët: “Kjo lumturi nuk ekziston më…”.
Ajo sqaron se prej dy javësh ndodhet e izoluar në një spital të Romës ku rezultoi e infektuar me Coronavirus.
Aktorja thotë se nuk ka ende fuqi për të rrëfyer horrorin e përjetuar nga kjo sëmundje, ndërsa shton se vetmia dhe dhimbja fizike që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe janë prova më e vështirë që ka kaluar ndonjëherë në jetë.
Ajo shton ndërkaq se sëmundjen më në fund e ka mposhtur, por fatkeqësish është ende shumë e dobët për shkak të problemeve me mushkëritë dhe komplikacionet që i solli sëmundja.
Pas këtij mesazhi aktorja ka marrë me qindra komente inkurajuese nga fansat dhe miqtë e saj të cilët i japin forcë për të kaluar këtë situatë sa më shpejt.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scientist-in-laboratory-3735766/