Në kohën kur shumica e njerëzve janë të izoluar në shtëpi gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar kohën.
Kështu kanë bërë edhe dy miqtë e moderatorit Isli Islami të cilët kanë përpunuar versionin e këngës Banania të Dashnor Dikos duke e përshtatur komplet tekstin me situatën e shkaktuar në vend prej Coronavirus.
Moderatori ka postuar në instagramin e tij videon humoristike të miqve të tij ndërsa shkruan: “Miqtë e mi Ermira dhe Gjergji na tregojnë se të qëndruarit në shtëpi mund të shndërrohen në argëtim”, ndërsa më pas shton hashtagun “Unë qëndroj në shtëpi”.
https://www.instagram.com/p/B9sFOlfHQK6/Link: https://www.instagram.com/p/B9sFOlfHQK6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tsnUrn00Z/