Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën në vend prej Coronavirus.
Në një komunikim me media u njoftua se janë regjistruar 5 raste të reja, duke e çuar në 38 numrin e të infektuarve në vend.
Sipas njoftimit 12 janë të shtruar në infektiv pranë QSUT-së, ndërsa dy prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Deri në këto momente janë testuar në total 505 raste, prej të cilave 38 kanë rezultuar pozitiv të shpërndarë si më poshtë
Tiranë 22 raste
Durrës 5
Lushnje 2
Elbasan 2
Fier 5
Rrogozhinë 2
Ndërkaq instancat kanë përsëritur edhe njëherë thirrjen për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u treguar të kujdesshëm me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=DMnbpO5GrIY
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=DMnbpO5GrIY