Pak ditë më parë lojëtari i Juventus Daniele Rugani rezultoi pozitiv ndaj Coronavirus dhe këtë e njoftoi vetë në instagram, ndërsa tregoi se është në gjëndje të mirë shëndetësore pa simptoma.
Menjëherë pas tij edhe e dashura e Danieles, gazetarja Michela Persico rezulton e infektuar me Coronavirus.
Ajo ka postuar në instagram një video ku tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, por ashtu si ajo mund të jenë shumë të tjerë dhe për këtë arsye ju ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit.
Ajo tha se është e rëndësishme që të mos rrezikohen personat me imunitet të dobët, prandaj sa më shumë të qëndroni të izoluar aq më mirë është.
Gazetarja tha se ajo është një shembull i qartë i faktit që gjithkush mund të jetë i infektuar dhe nuk e di, pasi ajo nuk ka manifestuar asnjë shenjë.
Link: https://www.instagram.com/p/B9zVQ5bqzJl/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/