Moderatorja Luana Vjollca është duke publikuar një tjetër këngë.
Kënga ku moderatoren do ta shohim brune, ka një titull që përkon kaq shumë me situatën aktuale, por që në fakt është thjesht një rastësi, pasi kënga është realizuar më parë.
“Pa panik”, titullohet kënga e Luanës dhe ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me lookun e klipit me flokë dhe veshje në ngjyrë të zezë.
Ajo ka postuar së fundmi disa foto të shoqëruara me disa fraza që ndoshta mund të jenë shkëputur nga teksti i këngës së saj.
Në njërën prej tyre Luana shkruan: ” E pas meje ai kokën e len”, ndërsa në foton tjetër shkruan: “Ajo ka filluar shkon në stilist tem”
Moderatorja nuk e ka zbuluar ende datën se kur do ta publikojë këngën, por tashmë gjithçka është gati dhe me siguri shumë shpejt do të jetë pranë publikut me projektin e saj të ri.
Link: https://www.instagram.com/p/B9zn8NFnaZ6/, https://www.instagram.com/p/B9zoGGJHk4l/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zgDVzHeP4/