Aktorja Rudina Dembacaj e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “Top Channel”, ka marrë pjesë ne debatin mbi vjehrat dhe ka përmendur tre vjehrat që ka pasur në jetën e saj.
Ajo tha se është ëndrra e çdo vjehre, duke i bërë të gjithë të qeshin me lotë, ndërsa më pas u ndal tek përshkrimi i secilës prej tyre duke nisur fillimisht nga e ëma e të fejuarit të parë Eduard Grishaj.
Vjehra e parë tha Rudina ishte shumë diellore, e dyta ishte tamam intelektuale, ndërsa e treta duke ju referuar nënës së Markut sipas Rudinës është jetë, shpirt, njësoj si gjyshja e saj.
Aktorja prej disa muajsh tashmë ka pranuar publikisht lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku, me të cilin e shohim gjithnjë e më të dashuruar përmes fotove dhe videove të ndryshme që përcjell në rrjetet sociale.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=L-3wjfO7eWs
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/