Aktualitet

Coronavirus, anulohet Eurovizioni, organizatorët shtyjnë Festivalin për 2021

Situata e krijuar së fundmi lidhur me Coronavirus, i ka shtyrë organizatorët e Eurovizion që të anulojnë eventin i cili do të mbahej në Rotterdam në muajin maj të këtij viti.
Faqja zyrtare e Eurovizion në instagram ka njoftuar se janë ndier të detyruar ta anulojnë Festivalin për të shmangur çdo lloj rreziku të përhapjes së virusit.
“Me hidhërim të thellë na duhet t’ju njoftojme anulimin e Festivalit të Eurovizionit për këtë vit në Rotterdam. Duke u nisur nga situata e krijuar prej Coronavirus,organizatorët morën vendimin e rëndësishëm për pamundësinë e realizimit të këtij eventi live, ashtu siç ishte parashikuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare.
Ndërkaq bëhet me dije se ky Festival do të mbahet vitin që vjen, po në Rotterdam.
Shqipëria do të prezantohej këtë vit nga këngëtarja Arilena Ara e cila u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH këtë vit.

https://www.instagram.com/p/B94Gb6TKKXD/

Link: https://www.instagram.com/p/B94Gb6TKKXD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B91jPPdjMtG/