Lori Hoxha prej disa kohësh ishte shkëputur disi nga rrjetet sociale ku nuk postonte prej kohësh asnjë foto apo mesazh.
Motra e saj Sara ju tha fansave të saj pak kohë më parë se Lori është duke bërë një pushim të shkurtër, duke shijuar më shumë kohën larg rrjeteve sociale.
Ndërkaq ajo është rikthyer sërish dhe këtë herë me një mesazh shumë të rëndësishëm lidhur me situatën që po përjeton e gjithë bota dhe vendi ynë prej Koronavirusit.
“Nuk mund ta besoj jetën reale aktualisht. Gjërat që i kemi marë për të mirëqëna si shëndeti dhe liria, tani po vlerësohen më shumë se kurrë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe të ndjekin rregullat sepse është mëse e domosdoshme për sigurinë e gjithë të dashurve tanë. Distanca sociale është çelësi, por duke i parë tashmë të gjithë pasi u riktheva në rrjetet sociale që po përpiqen të argëtojnë dhe të dërgojnë dashuri për njëri tjetrin është vërtetë e mrekullueshme. Ne do t’ja dalim, qëndroni të sigurt”, shkruan Lori në statusin e saj.
https://www.instagram.com/p/B92A3swl8NM/Link: https://www.instagram.com/p/B92A3swl8NM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1tUhZ-lKpB/