ShowBiz

“Ma prishe lojën..”, Besi “zihet” me Ajkën dhe fillon të qajë, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lotë

Aktori Bes Kallaku e bija Ajka dhe Xhensila janë të izoluar në shtëpi tashmë prej 7 ditësh.

Këtë periudhe Besi duket se po e shfrytëzon për të kaluar më shumë kohë me të bijën dhe për të realizuar video humoristike.

Në videon e fundit ai shfaqet duke luajtur lojërat e Ajkës ndërsa i mërzitur i thotë asaj se po i prish lojën, ndërsa Ajka vjen vërdallë me një tjetër lodër në dorë duke e penguar Besin ta mbarojë lojën që ka nisur.

Aktori ka vënë një prej kapësave të vajzës në kokë dhe është shumë i përqëndruar tek loja, ndërsa më pas kur e shikon që nuk po luan dot, fillon të qajë si fëmijë duke u ankuar se Ajka po i prish lojën.

Krahas videos Besi shkruan: “Dita e 7-të e karantinës. Jena mirë. Skam lënë lojë të Ajkës pa luajtur. Ka një javë që ka kaluar budalla!! Zoti na rujt!”

https://www.instagram.com/p/B91_c_mHCJz/

Link: https://www.instagram.com/p/B91_c_mHCJz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/