ShowBiz

Rudina rrëfen si e priti familja e saj ndarjen dhe lidhjen me Markun

Aktorja Rudina Dembacaj është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga bashkëshorti e deri tek momenti që bëri publike lidhjen me ish deputetin Marku Froku.
Ajo është komentuar vazhdimisht dhe madje komentet negative siç tha ajo gjatë një interviste e kanë mërzitur shumë.
Ndërsa së fundmi ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe një prej tyre kishte të bënte me mënyrën se si prindërit e saj e pritën divorcin dhe më pas lidhjen me Markun.
Aktroja ka treguar se fillimisht ata u mërzitë, ashtu siç normalisht mund të reagojë çdo familje, por ata e kanë mbështetur shumë dhe se falë tyre ajo nuk është ndier asnjëherë e vetmuar.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu se ka parë shumë prindër të emancipuar, por ku vjen puna për të mbështetur vajzën kanë frikë nga fisi.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8OLgvnn1no/