Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një foto të statujës së famshme të Krishtit shpëtimtar në Rio de Janeiro e cila ka ndriçuar nën ngjyrat e flamujve të vendeve të prekura nga Coronavirus.
Mes flamujve të shumtë gjendet edhe ai shqiptar duke qenë se vendi ynë rezulton ndër vendet e prekura që prej mbrëmjes së 8 marsit.
“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, moment embloematik i qytetit të Rio de Janeiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale. Mes tyre edhe flamuri shqiptar. Solidaritet botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës”, shkruan në statusin e tij presidenti Meta.
Link: https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/christ-the-redeemer-2868242/