ShowBiz
Klea Elgit

Elgiti sjell portretin më të bukur të Kleas, ja detajet nga shtatëzania

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Klea e pranoi për herë të parë shtatëzaninë pak kohë më parë me postimin e një fotoje shumë të veçantë ku pozonte me barkun e rrumbullakosur.
Këtë herë ka qenë Elgiti ai që na ka treguar se si duket Klea në muajt e fundit të shtatëzanisë.
Ai ka postuar një foto të saj ndërsa shkruan: “Një yll, një yll”, ndërsa në një tjetër foto, tregon Klean ulur në divan me telefon në dorë ndërsa shkruan se ajo s’po e përballon dot fare këtë izolimin e fundit.
Ndërsa vetë Klea ka treguar se gjatë shtatëzanisë ka shtuar 8 kg, dhe se tashmë e kane zgjedhur emrin e bebit, por ende nuk do ta bëjë publike.
Ata të dy janë në pritje të një djali dhe këtë Klea e ka zbuluar gjatë fotos së parë ku pozonte shtatëzane, publikuar para disa ditësh.

klea1

klea

Link: https://www.instagram.com/elgitdoda/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8CSVi-poX3/