Një i ri italian i prekur me Coronavirus ka infektuar stafin e mjekëve që do ti bënin operacion plastik hundën.
Ai kishte simptoma të gripit, por ja fshehu këtë fakt mjekëve pasi nuk donte që të shtynte ndërhyrjen.
Në momentin që i riu është bërë gati nga mjeku anestezist për të hyrë në sallë atij i është rritur temperatura.
Mjekët i ka bërë menjëherë tamponin dhe i riu ka rezultuar pozitiv, por fatkeqësisht kishte infektuar mjekun anestezist, kirurgun dhe një infermiere.
Prokuroria në Aosta ka hapur një dosje për të riun i cili mund të rrezikojë disa vite burg.
Ndërkaq mësohet se ai mund të jetë infektuar pasi kishte kontakte të ngushta me turistë milanezë që kishin ardhur për të vizituar qytetin e tij.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/medical-equipment-on-an-operation-room-3844581/