Aktualitet

Futbollisti shqiptar me Coronavirus, tregon simptomat e para dhe gjendjen aktuale

Futbollisti kosovar Valdrin Mustafa konfirmoi dy ditë më parë se ishte infektuar me Coronavirus në Hanover, ndoshta gjatë ndeshjes.
Ai ka dhënë një intervistë për “Shqipëria live” në “Top Channel”, ku ka treguar se si fillimisht po bënte shaka me miqtë e tij se ishte i prekur nga Corona, çka fatkeqësisht rezultoi e vërtetë.
Valdrini thotë se fillimisht kishte dhimbje koke, por jo temperaturë, ndërsa më pas dhimbja e kohës filloi të shoqërohej me dhimbje gjoksi dhe aty ai u drejtuar tek mjeku.
Futbollisti aktualisht është i izoluar, ndërsa thotë se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndihet në panik për prindërit.
Valdrini thotë se në klub janë testuar të gjithë dhe ka rezultuar edhe një tjetër person pozitiv.

https://www.instagram.com/p/B96wyaNlIMA/

Link: https://www.instagram.com/p/B96wyaNlIMA/

https://www.instagram.com/p/B96xF9OloS8/

Link: https://www.instagram.com/p/B96xF9OloS8/

https://www.instagram.com/p/B96w-pTF09J/

Link: https://www.instagram.com/p/B96w-pTF09J/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B138e5NiPTd/