ShowBiz

Me Albanin dhe dy fëmijët, Miriam sjell portretin më të ëmbël familjar nga shtëpia

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë së fundmi prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Duam, djalit të tyre.

Këngëtarja ashtu si shumë të tjerë në këtë situatë është e detyruar të qëndrojë në shtëpi së bashku me fëmiijët dhe Albanin.

Ajo ka shpërndarë në instagram foton më të bukur ku pozon së bashku me Albanin dhe dy fëmijët, vajzën Amelia dhe djalin Duam.

Krahas këtij portreti të ëmbël familjar Miriam shkruan: ” Dashuria është çelësi i çdo porte, të rrimë në shtëpi për njeri tjetrin”

Në këtë foto vogëlushi Duam shfaqet me kurriz, ndërsa Miriam, Albani dhe Ameli po shikojnë duke buzëqeshur në drejtim të tij.
Ky portret familjar me siguri do t’ua zbukurojë ditën në këto momente të vështira.

https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/

Link: https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-JIsUlARM/