Këngëtari Robert Berisha së bashku me menaxherin e këngëtares Tayna ndodhen të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.
Në një lidhje direkte me skype në emisionin “Vizioni i pasdite” në “Vizion Plus”, këngëtari ka treguar se sapo është kthyer nga Neë York ku ka anuluar një prej koncerteve të tij është izoluar në ambjentet e konvikteve.
Roberti tregon se direkt nga aeroporti e kanë marrë dhe e kanë sjellë në konvikt, ndërsa rrëfen se kushtet nuk janë të mira dhe se e ka marrë malli për të bijën të cilën nuk ka mundur ta takojë.
Roberti ka reaguar edhe në instagram ku ka treguar me humor situatën në të cilën ndodhet duke u hequr sikur tashmë është një student përballë provimeve.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=F484l-xWkNQ&t=256s
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/