Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e fundit të të prekurve me Coronavirus në vend.
Në komunikimin zyrtar me mediat Zv Ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 6 raste të reja, duke e çuar në 70 numrin e të prekurve.
Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shkruar 35 persona, 3 në terapi intensive, por në gjëndje të qëndrueshme shëndetësore.
Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Tiranë ku ka 50 të infektuar, ndërsa rastet e tjera janë evidentuar në Lushnje, Fier, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Elbasan.
Në vendin tonë deri tani kanë humbur jetën dy persona të cilët kishin edhe probleme të tjera shëndetësore.
Instancat kanë vazhduar thirrjet për të mos dalë nga shtëpia dhe për të respektuar të gjitha rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=2UlyIa7agxk
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/