Aktualitet

Shtyhet rinisja e shkollave, Shahini: “Ja çdo të ndodhë me provimet kombëtare”

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar përmes një videomesazhi të shpërndarë në instagram se procesi mësimor do të shtyhet edhe për dy javët në vijim duke nisur më datë 6 prill.
Përmes këtij mesazhi ajo ka dhënë gjithashtu edhe tre njoftime të rëndësishme.
Si fillim Shahini ka njoftuar se mësimi do të vijojë po njësoj si tani me transmetim leksionesh përmes Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin në YouTube të Ministrisë së Arsimit si dhe përmes platformës akademi.al.
Ajo ka njoftuar gjithashtu se nuk ka arsye për të mos mbajtur provimet kombëtare, pasi mësimi është duke u zhvilluar normalisht dhe provimet do të mbahen sipas planit.
Ministrja tha se janë nxjerrë edhe dy udhëzues me modele pyetjesh për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve.
Në komunikimin e saj Ministrja është ndalur gjithashtu edhe tek mënyra e vlerësimit të nxënësve gjatë kësaj peridhe.
Ajo tha se nxënësit do të vlerësohen në dy mënyra, sipas pjesëmarrjes në bazë të parashikimit të mësuesve dhe kushteve që ka nxënësi si dhe më njohuritë që ka fituar gjatë kësaj periudhe përmes testeve të thjeshta.

https://www.instagram.com/p/B97T0Otg038/

Link: https://www.instagram.com/p/B97T0Otg038/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9g_Z4LHDjr/