Aktualitet

“Situata është serioze”, Merkel fjalim dramatik drejtuar kombit

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar për herë të parë kombit me një apel dramatik lidhur me situatën e krijuar prej Coronavirus.
Merkel ju bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes duke u treguar të disiplinuar përballë kësaj situate.
“Gjendja është serioze, e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. Janë kufizime, që nuk kanë ndodhur asnjëherë tjetër në Republikën Federale. Ju bëj thirrje juve, përmbajuni rregullave që do të hyjnë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme që i kërkon vendit tonë një reagim të përbashkët e solidar të këtij niveli. është diçka serioze. Merreni edhe ju si të tillë. Të luftojmë koronavirusin është një detyrë historike dhe mund të përballohet vetëm së bashku”, tha ndër të tjera Merkel në fjalën e saj drejtuar kombit.

Link: https://www.general-anzeiger-bonn.de/ga-english/news/angela-merkel-s-speech-about-the-corona-virus-in-full_aid-49639811

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B94zSM7jl9O/