ShowBiz

Brenda karantinës së Eduardit dhe Arbanës, ja si e surprizon ai moderatoren

Moderatorja Arbana Osmani prej ditësh tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi dhe thuajse e përditë e shohim të gatuajë dhe të shpërndaje receta nga më të ndryshmet.
Por këtë herë dikush tjetër ka vendosur të gatuajë për të dhe ta surprizojë.
Arbana është bërë gati njësoj sikur të dilte për një darkë me fustan dhe taka e kuruar deri në detaj, ndërsa shohim Eduardin që po përgatit darkën.
Mesa duket duke qëndruar pranë Arbanës edhe ai ka mësuar të gatuajë dhe po përgatit sushi.
Arbana ka treguar me detaje se si po i përgatit ai sushin dhe në fund tregon se ja ka marrë goxha dorën gatimit.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/