Aktualitet

Dalin shifrat e reja, ja sa është rritur numri i të prekurve në vend

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të prekurve me Coronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 6 raste të reja, duke e çuar në 76 numrin total të të prekurve.

Në spitalin infektiv ndodhen aktualisht 37 persona të shtruar ndërsa 4 janë në terapi intensive.

Tirana mban vendin e parë sa i takon numrit të të prekurve me 55 raste të konfirmuara, duke u ndjekur nga Fieri me 8 raste.

Burime nga Ministria bëjnë me dije se 59% e të prekurve janë meshkuj, ndërsa 41% femra.

Instancat përkatëse kanë bërë sërish thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=JZStlMfdYV8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JZStlMfdYV8

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=JZStlMfdYV8