Aktualitet

Coronavirus, 15 raste të reja, zgjerohet harta me një tjetër qytet në veri të vendit

15 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Në komunikimin zyrtar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se harta e të prekurve është zgjeruar edhe më tej duke përfshirë tashmë përveç Vlorës edhe Shkodrën ku është evidentuar rasti i parë me COVID-19.

Manastirliu tha se aktualisht në spitalin e infektivit ndodhen të shtruar 49 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar.

Numri më i lartë i prekurve regjistrohet në Tiranë ku rezultojnë 68 persona të prekur, më pas Fieri me 12, Durrës 7, Lushnje 2, Elbasan 2, Rrogozhinë 2, Kavajë 3, Korçë 3, Vlorë 4 dhe Shkodër një qytetar i prekur.

Në vendin tonë deri tani kanë humbur jetën 4 persona, dy prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 5 pacientë, të cilët kanë dalë negativ pas dy testeve.

https://www.youtube.com/watch?v=r2bZErT-ncg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=r2bZErT-ncg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9nFesWHYKI/