4 raste të reja me COVID-19, janë regjistruar në vendin tonë këtë herë nga qyteti i Vlorës, duke e zgjeruar hartën e të prekurve në vend me një tjetër qytet.
Sipas të dhënave një familje në Vlorë me katër anëtarë, gjyshja, nëna, babai dhe djali kanë rezultuar pozitiv.
Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili ishte kthyer së fundmi nga Bergamo, një prej zonave më të prekura prej Coronavirus në Itali.
Familjarët janë nisur drejt Tiranë, ndërsa bëhet me dije se kanë filluar të merren në pyetje fqinjët dhe personat që kanë pasur kontakte me personat në fjalë.
Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 40 persona dhe secili ka problematikat e veta në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike.
Sipas mjekëve ata janë në gjendje relativisht të mirë.