Muzikanti i njohur kamerunas Manu Dibango i konsideruar si ylli i Jazzit në Afrikë e më gjerë ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçar
Ai ishte shtruar së fundmi në një spital në Paris ku ishte konfirmuar me Coronavirus.
Njoftimi për largimin e tij nga jeta u publikua në faqen e tij në Facebook, ku njoftohej gjithashtu se ceremonia e varrimit do të mbahetë në privatësi të plotë, ndërsa në një moment më të përshtatshëm do të mbahet një ceremoni përkujtimore.
Dibango lindi në 1933 në Douala, Kamerunit.
Studimet e mesme ai i kreu në Francë, ndërsa më pas filloi të mësojë si të luajë instrumentat, fillimisht pianon e më pas saksofonin me të cilin u bë i famshëm në të gjithë botën.
Karrierën e tij e ka nisur që në vitet 50 dhe muzika e tij shërbeu si frymëzim për yjet e muzikës pop të cilët u rritën në tingujt e saksofonit të tij .