ShowBiz
fa38d940-4a6b-0138-94a7-22000a0e6e7c-1584442631-578281 (1)

Emergjenca COVID-19, ndërpret edhe Portokallinë, ja njoftimi i stafit

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi dhe ndërprerjes së shumë programeve televizive, duket se spektakli “Portokalli” e gjeti një zgjidhje duke prodhuar humor nga shtëpitë e aktorëve përmes të ashtuquajturit “Ditari i karantinës”.
Por së fundmi në faqen zyrtare të spektakli në instagram njoftohet se fatkeqësisht spektakli i humorit nuk do të transmetohet më deri sa të kalojë emergjenca.
Në njoftim thuhet se kushtet e karantinës e bëjnë të vështirë realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike të programit, ndërsa thuhet gjithashtu se do të rikthehen shumë shpejt megjithë shkëlqimin e paimitueshëm.

portokalli

Link: https://www.instagram.com/portokallitch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xKDO0lJro/