Lifestyle

“Çfarë do të bëni sapo të dilni…”, ja përgjigjet pikante

Në kushtet kur të gjitha janë të izoluar prej gati dy javësh duke mos realizuar asnjë nga planet apo punët e përditshme, natyrshëm lind pyetja se çfarë do të bëjmë fillimisht sapo të dalim lirisht.
Faqja e instagramit të “Arkivashqip” ka pyetur fansat se cila është gjëja e parë që do të bëjnë sapo të mbarojë izolimi dhe përgjigjia më e shpeshtë është takimi me familjarët.
Ky izolim shumicën e njerëzve e ka ndarë nga familja dhe për këtë arsye gjëja e parë që do të bëjnë shumë prej komentuesve është të takojnë familjarët e tyre.
Por ka edhe disa që i ka marrë malli për një kafe me miqtë, pasi tashmë prej 15 ditësh çdo gjë është mbyllur.
Ndërsa disa të tjerë e kanë trajtuar temën me pak humor duke tregur se do të vrapojnë për tek berberi apo parukierja sapo të fillojë lëvizja lirshëm.
Më poshtë po ju rendisim disa prej përgjigjeve më të shpeshta dhe ato më humoristike që kanë dhënë njerëzit.

https://www.instagram.com/p/B-KJy1gjC9f/

Link: https://www.instagram.com/p/B-KJy1gjC9f/

Link: https://www.instagram.com/arkivashqip/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-standing-beside-his-wife-teaching-their-child-how-to-ride-bicycle-1128318/