Aktualitet

COVID-19, rritet bilanci i viktimave në vend, humb jetën në spital 71 vjeçarja

Ka shkuar në 6 numri i viktimave prej COVID-19 në vend.

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë një 71 vjeçare nga Tirana e cila prej 7 ditësh ndodhej e shtruar në infektiv.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 71 vjeçarja vuante nga hipertensioni dhe aktualisht ishte në terapi intensive me frymëmarje të drejuar.

Ndërkaq sipas të dhënave të fundit në vendin tonë numëron 146 të infektuar dhe vetëm gjatë 24 orëve janë rregjistruar 23 raste të reja.

Aktualish janë rregjistruar raste në 14 qytete në vend dhe numrin më të madh të të prekurve e mban Tirana.

Burimi i lajmit: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224