Business / Technology

COVID-19/ Printimi 3D, kthen maskat në ventilatorë emergjence

Mungesa apo prishja e respitatorëve  ka qenë një prej problemeve më të mëdha në luftën kundër Coronavirus sidomos në Itali ku situata është ende tejet kritike.

Konkretisht ekspertët kanë gjetur një zgjidhje mjaft kreative duke shndërruar maskat që shërbejnë për t’u zhytur në maska respiratore përmes printimit 3D, realizuar nga kompania italiane Isinova.

Këto lloj maskash falë funksionalitetit të tyre mund të shndërrohen në ventilator emergjence në vetëm pak hapa dhe për pasojë mund të mbulojnë emergjencat që ka shteti fqinj si rrjedhojë e mungesave të shumta të këtyre paisjeve.

Kompania franceze për maskat e zhytjes Decathlon u tregua e gatshme që ta përshtasë këtë maskë me të gjitha parametrat e duhura në mënyrë që të funksionojë dhe të sigurojë furnizimin me oksigjen për të gjithë pacientët e prekur nga Coronavirus.

Ventilatori i emergjencës është provuar tashmë me sukses tek një pacient në një spital në Chiari në Itali, ndërkohë që deri janë prodhuar gati 500 maska atë tilla përmes printimit 3D.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=w4Csqdxkrfw&feature=emb_title

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=w4Csqdxkrfw&feature=emb_title

Burimi i lajmit: https://futurezone.at/science/corona-taucherbrille-wird-durch-3d-druck-zum-beatmungsgeraet/400792493

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/surgeons-performing-surgery-2324837/