Ish banori i Big Brother 4 Petrit Bylykbashi ka njoftuar fansat e tij përmes një statusi në Facebook se rezulton i prekur me COVID-19.
Në statusin e tij ai thotë se fatkeqësisht ka rezultuar pozitiv, ndërsa i bën thirrje të gjithë personave që mund ta kenë takuar gjatë dy javëve të fundit dhe dhe që ai nuk i mban mend të telefonojnë mjekun dhe të marrin masat e duhura.
Ai sqaron gjithashtu se të gjithë rrethi i tij i ngushtë tashmë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjeku.
“Unë do ta kaloj këtë sfidë jam i sigurt, por ju kërkoj edhe juve që të qëndroni në shtëpi, ju dua shumë”, shkruan në fund të statusit të tij ish banori i Big Brother.
Link: https://www.facebook.com/petrit.bylykbashi
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/