Shkon në 9 numri i viktimave prej Coronavirus në vendin tonë.
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një 52 vjeçare nga Vlora e cila ishte shtruar në spitalin infektiv prej 4 ditësh.
Sipas njoftimit të Ministrisë gjendja shëndetësore e saj ishte rënduar dy ditët e fundit dhe po trajtohej në terapi intensive, ndërsa mësohet se vuante nga hipertensioni.
Deri tani Shqipëria numëron 186 raste me Koronavirus dhe harta u zgjeruar gjatë ditës së djeshme edhe me qytetin e Pukës ku u rregjistruan dy rastet e para.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/