Princesha spanjolle Maria Teresa e Bourbon-Parma ka humbur jetën pasi rezultoi e prekur nga COVID-19 duke u bërë kështu i pari person nga një familje mbretërore që humb jetën.
Sipas Fox News, 86 vjeçarja ishte e afërme e mbretit të Spanjës Felipe VI.
Njoftimin e bëri në Facebook vëllai i saj Duka i Aranjuez, i cili tha se ajo humbi jetën në Paris pasi rezultoi e prekur me COVID-19.
Princeshë Maria i kreu studimet në Francë dhe më pas ka punuar për një kohë të gjatë si mësuese.
Ajo ishte e njohur për fjalimet e saj të veçanta dhe punët e shumta si aktiviste në kauza të ndryshme, çka bëri që ajo të marrë pseudonimin “Princesha e Kuqe”.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/