Ka shkuar në 223 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 90 teste të realizuara janë rregjistruar 11 raste të reja.
Ndërkaq bëhet me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një 79 vjeçar i konfirmuar me COVID-19, i cili kishte 18 ditë i shtruar në spital.
I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por mësohet se ndërroi jetë nga një infarkt, duke e çuar në 11 numrin e viktimave prej Coronavirus në vend.
Aktualisht janë shëruar 44 persona, të cilët pas testeve kanë rezultuar negativ.
Numri më i lartë i të prekurve vazhdon të jetë në Tiranë ku janë evidentuar në total 124 raste, ndërkaq harta e të prekurve është zgjeruar edhe më tej me raste të reja në Fier, Korçë, Tropojë dhe Shkodër.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/